Siguroi kushtet për vrasjen e 3 shqiptarëve në 2017, ekstradohet nga Italia "Leksi i Druve"

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 11:37 | Kronikë

Siguroi kushtet për vrasjen e 3 shqiptarëve në 2017, ekstradohet

Është ekstraduar nga Italia 49-vjeçari Aleks Ndreka alias Aleks Deda, i cili është arrestuar në qershor 2024 në Itali. I njohur si "Leksi i Druve", 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK në vitin 2023, pasi akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017. Ndaj tij GJKKO ka ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”.

Operacioni “The Wanted”/Ekstradohet nga Italia, shtetasi Aleks Ndreka alias Aleks Deda.

Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017, ekstradohet nga Italia, 49-vjeçari.

Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit A. N. alias A. D., 49 vjeç.

49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi A. N. alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos