Silenciator, armë, municion luftarak dhe kokainë, pranga 42-vjeçarit në Shkodër

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 09:14 | Kronikë

Silenciator, armë, municion luftarak dhe kokainë, pranga

Një 42-vjeçar me precedentë për armëmbajtje pa leje ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjet një sasi kokaine, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak.

Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Sekuestrohen 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.

Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos