Vrasja e Santiago Malkos, Prokuroria jep pretencën për vëllezërit Duka dhe të tjerët

Nga Armand Bajrami
21 Korrik 2025, 13:21 | Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, Prokuroria jep pretencën për

Në gjyqin për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko jepen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, shkruan A2 CNN. 

Ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit:

Leonard Duka - 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.

Erlis Duka - 25 vjet burgim

Fatmir Hyseni - 32 vite burgim

Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim

Oltjon Loga - 23 vjet burgim

Dritan Agai - 23 vjet burgim

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.

Si u vra Santiago Malko?

Leonard Duka akuzohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos në vitin 2019. Ai u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe u ekstradua në vendin tonë në gusht të po atij viti.

Santiago Malko, ish-punonjës i Policisë së Tiranës, mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi në zonën e Porcelanit në rrugën “Xhanfize Keko” kur drejt makinës së 26-vjeçarit Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Santiago Malko ishte një emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Tiranës ndërsa dyshimet e ekzekutimit të tij ishin për hakmarrje. Kjo pasi Malko mendohej se ishte i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Për atentatin u dënua me 25 vite burg Blendi Teta ndërsa të shpallur në kërkim janë edhe vëllai i Leonardit, Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos