Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Policia kontrolle në 14 banesa

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 13:07 | Kronikë

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Policia kontrolle në 14 banesa

Policia ka kryer 14 kontrolle me kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, e cila po kryen hetime lidhur me abuzimin financiar në inceneratorin e Elbasanit, që administrohet nga shoqëria "ECO-ELB"

Në fokus të kontrolleve kanë qënë banesa e administratorit të "ECO-ELB", Leli Kraja, disa zv/kryetarëve të bashkive lokale të qarkut Elbasan, disa drejtorëve juridikë të bashkive dhe drejtorëve të Financave, shkruan A2 CNN.

Kontrollet vijnë në një kohë kur prokuroria e Elbasanit, ka ezauruar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, për llogari të një hetimi që është rregjistruar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Keqmenaxhimi i mbetjeve".

Ende nuk dihet se çfarë Policia ka sekuestruar apo verifikuar, ndërkohë në orët dhe ditët në vijim priten më shumë detaje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos