Ulsi Manja i kërkon ILD-së nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 18:42 | Kronikë

Ulsi Manja i kërkon ILD-së nisjen e procedimit disiplinor ndaj

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Ndaj saj është kërkuar nisja e procedimit disiplinor për mosfillimin e hetimeve për ndërtimet e paligjshme në Theth, shkruan A2.

Në shkresën dërguar ILD, thuhet se “Prokurorja nuk ka analizuar ligjin "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", dhe kërkesat për leje ndërtimi në zona të mbrojtura ose me përparësi për turizmin. Ajo nuk ka marrë parasysh se Thethi është zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit dhe se çdo ndërhyrje në këto zona kërkon leje të posaçme ndërtimi dhe akt konfirmimi nga sekretariati i KKTU-së, edhe në rastet e deklaratës paraprake.

Duke mos e analizuar këtë kuadër të plotë ligjor, prokurorja ka zëvendësuar detyrimin për hetim me një interpretim të gabuar të një ligji të shfuqizuar, duke marrë një rol që i është rezervuar vetëm gjykatës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, “ky veprim tregon nxitim dhe paragjykim të hetimit, me një tendencë të qartë për të mos ushtruar ndjekje penale, paaftësi profesionale për të aplikuar ligjin në fuqi dhe mbi të gjitha tejkalim të misionit të prokurorit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos