“SPAK të zbulojë ç’fshihet në videot e Agasit”- Maliqi nga ‘Foltorja’ e PD: Qeveria Rama e kapur nga krimi, të bashkohemi për ta rrëzuar regjimin e tij

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 18:57 | Kronikë

“SPAK të zbulojë ç’fshihet në videot e

Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke e akuzuar si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur nga PD para Kryeministrisë, Maliqi theksoi se qëllimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i qeverisë Rama, të cilën ai e cilësoi si regjim.

Maliqi gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në protestë në datën 24 janar, për t’i dhënë një mesazh të qartë pushtetit të Ramës.

Duke përmendur Agasin, Maliqi i këroi SPAK që të zbulojë para shqiptarëve se çfarë ka në videot e sekuestruara nga ai, nëse është kryeministri Rama në video, apo nëse bëhen pazare të ndryshme.

“Lekët e krimit dhe korrupsionit ky i ka për të blerë ndërkombëtarë, për të lobuar kundër opozitës. Lekët i ka për rrugët miliarda euro që janë të shkatërruara, i ka për banditë dhe oligarkë. Me një shëndetësi të dështuar ku qindra spitale, apo dhjetëra qendra shëndetërore janë të mbyllura. Shkolla të mbyllura në fshat dhe qytet.

Krimi i organizuar lulëzon brenda burgut dhe jashtë tij. E patë se si u vra në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ulsiu i dosjeve famëkeqe të krimit elektoral të Dibrës thotë e hodhën pistoletën me dron. E patë krimin makabër në aeroportin e Rinasit.

Agasi i famshëm i Ramës mori shishet me verë. Përse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka, ka qenë Rama atje apo nuk ka qenë? Ka video orgjish apo video pazaresh për këtë bandit”, tha mes të tjerash Maliqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos