“Syri i natës” kap kanabis dhe armë në Peqin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 08:48 | Kronikë

“Syri i natës” kap kanabis dhe armë në Peqin

5 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në zonën e Peqinit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Syri i natës”, u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur "Zabeli i Akacieve", në fshatin Karinë. Gjithashtu u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.    

Për këto veprimtari kriminale u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), E. J., 37 vjeç dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos