“Të degjeneroj”, Dumani dhe Alibej gati sa nuk përplasen fizikisht në gjyq

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 15:05 | Kronikë

“Të degjeneroj”, Dumani dhe Alibej gati sa nuk përplasen

Tensioni i nisur gjatë seancës së dosjes "Plumbi i artë" mes të penduarve Nuredin Dumani e Erion Alibej ka kulmuar në çastet e mbylljes së saj.

A2 CNN mëson se sapo trupa gjykuese ka dalë nga salla, Dumani i është afruar fizikisht Alibejt dhe me ton të lartë i ka thënë: "Të degjeneroj! O të … do me më nxjerr mu mashtrues…”.

Situata kaotike ka bërë që të mos dëgjohet përgjigja që Dumani mori nga Alibej, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e punonjësve të policisë për të qetësuar gjakrat.

Pasi kanë shmangur konfrontimin fizik, ata kanë nxjerrë nga salla fillimisht Nuredin Dumanin e më pas Erion Alibejn. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos