Të dënuar për vrasje në Shkallë të Parë, Apeli i nxjerr në “arrest shtëpie”

Nga Artin Halili
15 Janar 2026, 14:14 | Kronikë

Të dënuar për vrasje në Shkallë të Parë,

Tre të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços janë liruar nga qelia, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Bëhet fjalë për Valter Mollajn, Edlir Mollajn dhe Bleti Angjon, të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit në Kolanec të Maliqit.

Vendimi i Apelit u mor me argumentin se janë tejkaluar afatet e hetimeve dhe se prokuroria nuk ka paraqitur prova të reja që t’i lidhin drejtpërdrejt me ngjarjen.

Ndërkohë, për Tina Pajollarin, gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos