
Plot 33 persona të mbajtur në paraburgimin e Durrësit janë transferuar në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, pas arratisjes dy ditë më parë të Altin Ndocit, raporton A2 CNN. Ata janë lëvizur një natë më parë me mbështetjen e Forcave Shqiponja, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Burgjeve.
Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.
Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën.
Mes të transferuarave është edhe Lul Berisha, i cili është dërguar në Burgun e Peqinit.
Të transferuarit nga paraburgimi i Durrësit:
1- Agim Gjini - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
2- Lulëzim Selimi - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
3- Algert Rrapi - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
4- Enea Kume (vëllai i deputetit te PS Loer Kume ) - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
5- Elvis Ndreca - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
6- Dhimiter Nina - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
7- Endri Seiti - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
8- Aldi Zonja - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
9- Erind Lasku - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
10- Artur Hoxhosmani - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
11- Artion Çaushllari alias Gjika - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
12- Armando Ndreca - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
13- Armand Marvataj - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
14- Astrit Avdyli alisa Balliu- Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
15- Samuel Alfonso Moreno Serrano ( shtetas nga Venezuela ) - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
16- Braniol Liço alias Ago - Nga IEVP Durrës në IEVP Fier
17- Orges Molla - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
18- Dorian Beu - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
19- Lulzim Berisha - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
20- Emirjan Beu - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
21 - Juxhin Koka - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
22- Enkeli Kërtalli - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
23 - Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques ( shtetas nga Venezuela ) Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
24- Skënder Sufaj - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
25- Gëzim Thartori - Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
26- Ismail Zeneli - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
27- Geis Sejfullai - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
28- Klajdi Merkaj - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
29- Ervin Zeqiri - Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
30- Klevis Hoxhosmani - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
31- Morel Kërtalli - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
32- Maksim Ndoci - Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
33- Saimir Bilaçaj- Nga IEVP Durrës ne IEVP Fier
Të mërkurën, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të kenë kryer punonjësit e paraburgimit të Durrësit, me pasojë arratisjen e Altin Ndocit, teksa po vizitohej në spitalin e qytetit. Në lidhje me këto shkelje, paraditen e së mërkurës u arrestuan 7 punonjës të Policisë së Burgjeve, si edhe kryeinfermieri i IEVP Durrës.
Në një reagim zyrtar, DPB tha se nga verifikimet paraprake ka rezultuar se për shoqërimin e planifikuar të të paraburgosurit Ndoci në spitalin e qytetit, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës. Po ashtu, zyrtarët e burgut ku Altin Ndoci mbahej i izoluar nuk kanë raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.
Shkelje janë vërejtur edhe në respektimin e procedurave standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. Verifikimi paraprak i shkeljeve çoi Prokurorinë e Durrësit në lëshimin e urdhër-ndalimeve për 8 persona: 7 efektivë të Policisë së Burgjeve dhe kryeinfermierin e IEVP Durrës.
Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezulloi nga detyra 12 zyrtarë, përfshirë zinxhirin komandues, drejtorin e IEVP Durrës, shefin e policisë, shefin e Policisë së IEVP Durrës dhe shefen e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor. Pasditen e së mërkurës, drejtori i paraburgimit të Durrësit, Indrit Cerloj, u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Në lidhje me dinamikën e arratisjes, Burgjet sqaruan se Ndoci është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset. (A2 Televizion)