Vdekja e të moshuarës nga asfiksia në Korçë, flasin fqinjët: Jetonte vetëm dhe ishte e paralizuar nga këmbët

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 11:06 | Kronikë

Vdekja e të moshuarës nga asfiksia në Korçë, flasin

Fqinjët e të moshuarës e cila humbi jetën si pasojë e asfiksisë, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët në lagjen 13 të Korçës, janë shprehur se ajo jetonte vetëm dhe ishte e paralizuar. Në një prononcim për mediat disa nga fqinjët thonë se pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të djalit të saj ajo nuk pranonte të shkonte të jetonte me të, por e ndihmonte dikush në pallat, shkruan A2 CNN.

“I thoshin fëmijët hajde me ne, se ka një djalë e një vajzë, ajo nuk donte. Kishte një shtëpi në kat të dytë te Leshpunueusja. Jetonte vetëm. Kishte vite që nuk hidhte këmbët. Ka kaq muaj që u paralizua nga këmbët. Kishte vite që jetonte vetëm. Kishte një që i bënte hyzmet. E merrte në telefon. Ka një djalë dhe një vajzë dhe djali i thoshte hajde, kjo nuk donte. Donte qetësinë e rehatinë e saj. Dilte në ballkon. Kohët e fundit thoshte më merrni sheqer, oriz, bukë. Këto e ndihmonin”, thotë njëra nga fqinjet, raporton A2 CNN.

“Kur ishte mirë shiste petulla. Mirë ishte, e shikoja unë, llafoseshim. Nuk dilte fare ajo, vetëm në shtëpi”, shprehet një tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos