Të përfshirë në tendera, policia ekzekuton 24 masa sigurie me urdhër të SPAK, arrestohen disa punonjës të Universitetit Bujqësor

Nga Xhensila Kodra
25 Shkurt 2025, 08:40 | Kronikë

Policia e Shtetit është duke kryer një operacion në Tiranë ku janë lëshuar 24 urdhër nga SPAK. Sipas burimeve, 5 prej tyre janë me masë arresti në burg, 10 arrest në shtëpi dhe 9 të tjerë me masë detyrim paraqitje.

Personat me masë arresti janë punonjës në stafin e Universitetit Bujqësor në Kamzë dhe dyshohen se janë të përfshirë në tendera të ndryshme.

Sipas burimeve, njëri prej personave të arrestuar është drejtues i një subjekti tregtar. Të njëjtat burime pohojnë për A2CNN se janë ekzekutuar të 24 masat e sigurisë.

Arrest me burg:

1.       Edmond Tërthorja

2.       Amarildo Lleshi

3.       Mehmet Qoshja

4.       Altin Murto

5.       Piro Zoga

Arrest në shtëpi:

1)       Agim Sefa

2)       Arjan Buliqi

3)       Serafin Skënderi

4)       Ilir Kusi

5)       Dritan Laçi

6)       Azem Parllaku

7)       Artur Koleci

8)       Radion Dhromi

9)       Blenard Spaho

10)   Tedi Proda (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos