Të rriturit bëjnë sherr me lopata pas grindjes mes fëmijëve, dy persona përfundojnë në spitalin e Korçës

Nga Artin Halili
29 Gusht 2026, 19:44 | Kronikë

Të rriturit bëjnë sherr me lopata pas grindjes mes

Një grindje fëmijësh ka futur në sherr fqinjët në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të këtij qyteti në rrugën "Viktimat e Ravonikut".

Burime thanë për A2 CNN se pas grindjes që kanë pasur fëmijët me njëri-tjetrin kanë qenë fqinjët e rritur që e kanë vazhduar më tej në mënyrë masive sherrin duke përdorur edhe mjete të forta, si lopata.

Nga përleshjet dy persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa në vendngjarje ka mbetur i dëmtuar edhe mjeti i njërit prej familjarëve të përfshirë në këtë konflikt.

Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e komisariatit të Korçës të cilët po merren në pyetje për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Dy të plagosurit që janë në spitalin e Korçës ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos