
Policia e Sarandës ka zbardhur një ngjarje me të shtëna me armë zjarri në ajër, e ndodhur më 12 mars në lagjen nr. 1 të qytetit, ku katër persona janë ndaluar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Personat e ndaluar janë A.Z., G.A., A.B. dhe D.Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë. Në kërkim janë shpallur J.L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur.
Sipas policisë, J.L. dhe i mituri kanë qëlluar me armë zjarri ndaj disa të rinjve me të cilët kishin konflikte të mëparshme, ndërsa katër personat e ndaluar dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk e kanë kallëzuar krimin.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia sekuestruar 5 gëzhoja, disa aparate celularë dhe një automjet.
(A2 Televizion)