Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Nga Armand Bajrami
13 Mars 2026, 14:54 | Kronikë

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për

Gjykata Kushtetuese shpalli sot vendimin për çështjen me kërkues Ilir Beqaj, i cili kishte paraqitur ankim kushtetues individual kundër vendimeve gjyqësore për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Kushtetuesja arsyeton vendimin përmes të cilit rrëzoi pretendimet e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për lirim nga paraburgimi. Beqaj kërkoi shfuqizimin e vendimeve që e lanë në qeli, duke i konsideruar si anti-kushtetuese.

"Gjykata vlerëson se pretendimet e kërkuesit për kufizimin e lirisë personale, për shkak të caktimit të zbatimit të  masës së sigurimit personal 'arresti në burg'', janë të pabazuara, për sa kohë që masa është vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij, dhe ajo nuk duket të jetë joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe në raport me veprat penale për të cilat ai dyshohet, si dhe është në përputhje me rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e saj", arsyeton Kushtetuesja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos