Aksident në Fier, tre persona përfundojnë në spital

Nga Çaku Tafa
13 Mars 2026, 17:42 | Kronikë

Aksident në Fier, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore që të çon drejt fshatit Baltëz, në Fier, raporton A2CNN. 

Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rrapi Mile, është përplasur me një automjet tip “Nissan” kamionçinë, me drejtues shtetasin Alban Hebeja.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos