Sherri nisi për krevatin në 04:00 të mëngjesit, detaje nga vrasja në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 09:56 | Kronikë

Sherri nisi për krevatin në 04:00 të mëngjesit, detaje nga

Një sherr për krevatin është bërë shkak për tragjedinë që ka ndodhur në një banesë private për të moshuarit në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm kur 78-vjeçari Zyhdi Shehu nisi t’i kërkonte llogari shokut të tij të dhomës, Virxhil Vesho se “përse i kishte zënë krevatin.”

Shehu dyshohet se e ka qëlluar 82-vjeçarin disa herë me bastun, në disa pjesë të trupit duke e lënë për pasojë të vdekur në vend.

Mësohet se të dy të moshuarity janë me sklerozë. Autori i dyshuar qëndronte në azilin privat prej një viti, kurse viktima prej katër vitesh. 78-vjeçari Zyhdi Shehu është vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos