Policia e Korçës ka vënë në pranga një 45 vjeçar i cili akuzohet se plagosi me thikë vëllanë e tij, rreth një vit më parë.
Në kuadër të operacionit ”Sundimi i ligjit” u arrestua D. H. i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” D.H.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me kaçavidë, vëllanë e tij, për motive pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. (A2 Televizion)