Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe, raportohen dy të plagosur

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 10:08 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe,

Të shtëna me armë zjarri raportohen mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Sipas burimeve për A2, raportohet se nga të shtënat janë dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.              

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos