
I burgosuri Ardian Çapja nuk do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë.
A2 CNN raporton se kërkesa e Çapjas për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, është refuzuar për shkaqe sigurie.
Çapja, i dënuar me burgim, kishte kërkuar leje të posaçme për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të nënës së tij. (A2 Televizion)