Tentoi të vrasë me armë 27-vjeçarin në Velipojë, ekstradohet nga Italia një vit më pas i riu

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 15:36 | Kronikë

Tentoi të vrasë me armë 27-vjeçarin në Velipojë,

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Italia në vendin tonë, pasi një vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në Velipojë.

26-vjeçari Kristian Lulaj u lokalizua dhe u arrestua në Itali, pas një kërkese të Interpol Tirana. Ai shte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi një vit më parë tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi një vit më parë në fshatin Malikolaj të Velipojës.

Njoftim i Policisë së Shtetit

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i informacioneve me homologët italianë, lokalizon dhe çon në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Itali dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 26-vjeçar, i cili 1 vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në Velipojë.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi:

K. L., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".     

Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta. 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos