Tentoi të vriste 40-vjeçarin në Korçë në shkurt, kapet në Greqi 39-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 08:54 | Kronikë

Tentoi të vriste 40-vjeçarin në Korçë në

 Është kapur në Greqi 39-vjeçari i cili tentoi të vriste një 40-vjeçar në Korçë në shkurt të këtij viti. Bëhet fjalë për Denis Mecollin, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Korçës i kishte caktuar arrestuar me burg për tentativë vrasjeje me dashje.

“Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: Deni Mecolli alias Denis Mecolli, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, njofton policia.

Më 4 shkurt të këtij viti Mecolli ka tentuar të vrasë me thikë 40-vjeçarin me iniciale E. Sh..

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos