Drejtoria e Policisë Rrugore raporton se ka vendosur mbi 3000 gjoba gjatë javës së kaluar, për shkelje të ndryshme administrative, pas kontrolle intensive me dronë dhe me radarë Poliscan, shkruan A2 CNN.
“2 dronë dhe 3 radarë Poliscan janë përdorur për të evidentuar në kohë reale sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për matjen e shpejtësisë në segmente me risk të lartë për aksidente.
Janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda, për të cilat janë marrë masa administrative, përfshirë pezullime të lejeve të drejtimit, në përputhje me Kodin Rrugor. Konkretisht:
765 masa administrative për parakalime të gabuara;
423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;
876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
1 121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit”, tha policia.
Policia Rrugore njoftoi se do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. (A2 Televizion)