Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e kaluar nga efektivët e Durrësit.
Gjykata ka lënë në fuqi arrest me burg për 6 prej tyre, ndërsa për njërin prej tyre ka ndryshuar masën në "Detyrim paraqitje".
MASAT “Arrest me burg”:
Xhevdet Plaku
Flobenc Mecja
Voltan Xhani
Jugert Xhani
Ortion Hasani
Fation Qesja
Për shtetasin Alfred Hasanaj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, si dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit” pa autorizim të gjykatës.
Hasanajt po ashtu i është vendosur nën sekuestro pasaporta dhe masa “detyrim për paraqitje”, çdo të hënë, ora 10:00, në policinë gjyqësore. (A2 Televizion)