Babë e bir tentuan të vrisnin me sëpatë një person në Fier, arrestohet njëri prej tyre

Nga A2 CNN
25 Maj 2025, 10:14 | Kronikë

Babë e bir tentuan të vrisnin me sëpatë një person

Dy persona, babë e bir, paraditen e së shtunës kanë plagosur me sëpatë një 58-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllas të Fierit, shkruan A2.

Policia e Fierit ka arrestuar një nga autorët e dyshuar, Pashuk Palucën, ndërsa është shpallur në kërkim Ndue Paluca, djali i tij.

Aktualisht, i dëmtuari Llesh Marku ndodhet në spital.

"Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë", lexohet në njoftimin e policisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos