Fëmijët u helmuan me salmonelë në kopsht, nis hetimi. Bllokohen kartelat e 6 fëmijëve të shtruar në spital

Nga A2 CNN
25 Maj 2025, 11:55 | Kronikë

Fëmijët u helmuan me salmonelë në kopsht, nis hetimi.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku u helmuan me salmonelë disa fëmijë të një kopshti publik.

Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale kartelat klinike për 6 fëmijët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.
Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos