Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 13:37 | Kronikë

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona

Komisariati i Policisë Nr. 4 finalizoi operacionin e koduar “Access”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Andi Hasani, 45 vjeç, dhe Agron Goxhaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi vodhën një kasafortë me sende me vlerë dhe një armë zjarri me leje në rrugën “Zihni Sako”.

Gjatë kontrollit u zbulua një ambient i kamufluar si biznes, ku dyshohet se njëri prej të arrestuarve modifikonte çelësa për hapjen e bravave të apartamenteve, raporton A2CNN.

Hetimet treguan se të dy shtetasit dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në Durrës dhe në territorin e Komisariatit Nr. 2. U sekuestruan kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet me vlerë rreth 30,000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos