Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 10:27 | Kronikë

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2

Policia e kryeqytetit ka sekuestruar dy automjete luksoze të vjedhura jashtë shtetit, me vlerë rreth 120 mijë euro.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 mijë euro, i vjedhur në Gjermani, dhe një automjet tip “BMË”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i vjedhur në Zvicër.

Në operacioni “Stolen line”, janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy persona të dyshuar se i kanë trafikuar automjetet në Shqipëri me qëllim shitjen.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera, tip “Audi SQ8” dhe “BMW”, me vlerë 120 000 euro, të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. 

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, 2 automjetet e vjedhura në Gjermani dhe në Zvicër.    

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.    

Në vijim të veprimeve procedurale:  

-u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;    

-u sekuestrua 1 automjet tip “BMË”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. 

Operacioni “Stolen Line” vijon. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos