
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit pasi lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”. Në kuadër të operacionit, në qytetin e Laçit, u ndalua shtetasi F. B., rreth 30 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, njofton Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)