Tragjedi në Ksamil, humb jetën një vajzë vetëm 4 vjeçe

Nga Edi Ruçi
9 Gusht 2026, 12:29 | Kronikë

Tragjedi në Ksamil, humb jetën një vajzë vetëm 4

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Ksamili­n mëngjesin e sotëm. Një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjet, babai dyshohet se ka goditur pa dashje vajzën e tij të mitur.

Pavarësisht përpjekjeve për t'i ardhur në ndihmë, 4-vjeçarja fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Një ngjarje tejet e dhimbshme për familjen, e cila humbi fëmijën në rrethana tragjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos