“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 11:02 | Kronikë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin në A2 CNN për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë kombëtare. Sipas tij në vendin tonë ka persona me probleme të shëndetit mendor në timon.

“Ne kemi persona me probleme të shëndetit mendor në timon. Ne nuk kemi një filtër kontrolli për këta, qoftë edhe mjekësor. Ne e dimë si i marrin raportet mjekoligjore në funksion të patentës. Ne i kemi armë pa leje në rrugë që mund të vrasin njerëz, prandaj them që është emergjencë kombëtare, duhet parë çfarë do bëjmë”.

Sipas ekspertit, rastet e vetme ku humbin jetën të huajt në Shqipëri janë aksidentet, ndërsa solli në vëmendje edhe aksidentin e Delvinës ku humbën jetën dy motrat.

“Ka një emergjencë në Itali se po vidhen përditë turistët, gjë që nuk ndodh këtu. Ne kemi që nuk hyn dot në një rrugë edhe rrip të kesh. Kemi përplasje aq të forta si rasti i Delvinës dhe autori është zyrtar publik që zyrtari duhet të jetë shembull publik. Duhet një seriozitet i madh”.

Duke e cilësuar situatën e transportit rrugor një emergjencë kombëtare, Karamuço apelon për rishikim të kodit rrugor

“Kemi shtim të të plagosurve dhe viktimave nga aksidentet. Shpengim, arrogancë ndaj ligjit, demonstrim i veseve dhe problemeve. Shpejtësi 200 km në orë. Situata e transportit rrugor është emergjencë kombëtare. Duhet të ulemi, partitë politike për interesin kombëtar dhe të shohim prapë kodin rrugor dhe një sërë masash. Shumica e rasteve janë flagrante te vijat e bardha te semafori i kuq me shpejtësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos