Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga një të moshuar në zonën e Plazhit.
Në komunikatën për shtyp të kësaj policie mësohet se 71 vjeçari M.M. u ndalua pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 21 vjeçare se ai e kishte ngacmuar seksualisht.
Në momentin e ndalimit, të moshuarit iu sekuestrua dhe celulari ku iu gjetën të hapura faqe për baste sportive, çka ngre dyshimin se ai ishte përfshirë dhe në një shkelje tjetër të ligjit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive”, shkruhet në njoftimin e policisë për këtë rast. (A2 Televizion)