Mandati 5-vjeçar i Aida Hajnat si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar ditën e sotme.
Në orën 11:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi një mbledhje me një pikë në rendin e ditës: “Diskutim/miratimi i projektvendimit "për lirimin nga detyra të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, raporton A2 CNN. Shkarkimi i Hajnajt u miratua me 6 vota pro.
Pas përfundimit të mandatit të Hajnajt, drejtimi i BKH do të vijohet përkohësisht nga zv.drejtori Joni Keta, njëkohësisht një nga kandidatët për drejtues. Keta po garon me 6 të tjerë, të cilët kanë kaluar të gjitha testet e kërkuara, ndërsa janë në pritje të përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës. (A2 Televizion)