Aksident me vdekje në Korçë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 21:13 | Kronikë

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop në qarkun e Korçës.

Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se një grua ka qenë duke ecur me biçikletë në drejtim të Korçës, kur është përplasur nga mbrapa nga një mjet, duke e lënë të dëmtuar rëndë, por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas burimeve gruaja mendohet se po vinte nga arat, ku ka punuar gjatë ditës dhe në biçikletë kishte të ngarkuara prodhimet bujqësore.

Segmenti i rrugës Voskop - Korçë është i pa ndriçuar, ç'ka ka bërë të vështirë për drejtuesin e mjetit fushepamjen, aq më tepër kur gruaja me biçikletë nuk kishte shenjë ndriçues nga mbrapa.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen, shkruan A2 CNN.

Duhet thënë se ky aks rrugor, edhe për shkak të lëvizjeve të fermerëve që kanë tokat e tyre anës rrugës, është bërë shpesh burim aksidentesh.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos