Zjarri në pallatin në Lushnjë, disa persona transportohen në spital pas problemeve me frymëmarrjen

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 23:28 | Kronikë

Zjarri në pallatin në Lushnjë, disa persona transportohen në

Shërbimet zjarrfikëse e kanë shuar dhe vënë nën kontroll me shpejtësi zjarrin që ra mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjës, por tymi i dendur nga djegia e plastikës dhe kabllove përcjellës ka vështirësuar punën.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se disa persona me probleme të frymëmarrjes janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.

Ende nuk është rikthyer furnizimi me energji elektrike në bllokun e pallateve, ndërsa zjarrfikësit konfirmojnë se në apartamentet e prekura nga flakët dhe tymi nuk ka persona në rrezik.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët e pallatit, të cilët u detyruan të dilnin me nxitim jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos