Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet duke u larë në liqen

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 18:44 | Kronikë

Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet duke u larë në liqen

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në liqenin e Komanit në Tropojë, raporton A2 CNN.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë.

Shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa po lahej.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos