
Një 26-vjeçar nga Kruja ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pas u kap me armë zjarri, në automjet. Sipas policisë i riu dyshohet se po e transportonte armën me qëllim shitjen në Tiranë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal.
Njoftimi i policisë Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Price”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri.
Lëvizte nga Kruja në Tiranë, për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari.
Sekuestrohet arma, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po lëvizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë.
Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)