
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Elvis Kosova, i njohur edhe me pseudonimin “Visi i Garave”, i cili akuzohet se ka kërcënuar dhe dhunuar bashkëshorten e tij.
Seanca gjyqësore për masën e sigurisë u zhvillua ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj Kosovës, shkruan A2CNN.
40-vjeçari u vu në pranga pas denoncimit për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes. Gjatë ndërhyrjes në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri, pistoletë. (A2 Televizion)