
Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në Gojan të Pukës, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe situata në terren paraqitet kritike.


Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë. Në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve, shkruan A2CNN.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesa dhe në territorin përreth. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )