U ekzekutua në hyrje të Vlorës, kush është viktima? Makina e autorëve gjendet në flakë

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 19:31 | Kronikë

U ekzekutua në hyrje të Vlorës, kush është viktima?

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë qytetit të Vlorës.

Sipas të dhënave të policisë, viktimë e këtij atentati ka mbetur 30 vjeçari Kristjan Marku, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Marku është hetuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se disa minuta pas ngjarjes, në një distancë jo shumë të largët është gjetur dhe një mjet në djegie e sipër që dyshohet se iu përket autorëve.

Kristjan Marku u godit me breshëri automatiku në aksin Vlorë-Fier teksa ndodhej në makinën e tij.

Moti me shi dhe mungesa e kamerave të sigurisë vështirëson punën e policisë për kapjen e autorëve, teksa në të gjitha hyrjet e qytetit bregdetar janë ngritur dhe postblloqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos