U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

Nga Edi Ruçi
15 Dhjetor 2025, 20:17 | Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në

Personi që u gjet i pajetë brenda në automjet në Llogara është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

Mësohet se ai ishte nga Ura Vajgurore dhe në vitin 2023 ishte larguar nga radhët e policisë me dorëheqje, shkruan A2 CNN.

Mësohet se edhe më parë ka tentuar vetëvrasjen. E kanë larguar nga policia e shtetit për shkak të problemeve të shëndetit mendor që ka shfaqur më parë. Mësohet se ishte në gjendje të rënduar psikologjie (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos