Një adoleshent 15-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme me biçikletë elektrike në qytetin e Vlorës, raporton A2 CNN.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se adoleshenti ka pësuar dëmtim në këmbë pasi ra nga biçikleta elektrike me të cilën po lëvizte.
Po ashtu, në njoftim, Policia ngre alarmin duke thënë se gjatë muajve të fundit në Vlorë janë shënuar 10 raste aksidentesh, ku kanë mbetur të dëmtuar fëmijë dhe adoleshentë që përdorin biçikleta dhe motorë elektrikë.
Njoftimi i Policisë:
Adoleshent 15-vjeçar aksidentohet me biçikletë elektrike në Vlorë
Një 15-vjeçar ka pësuar dëmtim në këmbë pasi ra nga biçikleta elektrike me të cilën po lëvizte. Ngjarja ka ndodhur sot në Vlorë, ku menjëherë pas aksidentit në vend ka mbërritur ambulanca që transportoi të miturin drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Burime mjekësore bëjnë me dije se gjatë muajve të fundit në qytetin e Vlorës janë shënuar rreth 10 raste aksidentesh ku kanë mbetur të dëmtuar fëmijë dhe adoleshentë që përdorin biçikleta dhe motorë elektrikë.
Ky fenomen po kthehet në një shqetësim serioz për qytetaret dhe autoritetet, të cilët kërkojnë më shumë kujdes dhe rregullim të qarkullimit të mjeteve elektrike për të shmangur ngjarje të tilla. (A2 Televizion)