Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Patos, ku një motor është përplasur me një automjet, duke sjellë pasoja fatale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin A. A., 67 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ai ishte drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin e drejtuar nga G. G., 38 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit u dërgua menjëherë në spitalin e Tiranës, por për fat të keq, ndërroi jetë, shkruan A2 CNN.
Policia njofton se po vijon hetimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë masat ligjore përkatëse ndaj përgjegjësve. (A2 Televizion)