U prish mjeti në det, rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 5 turistë suedezë në Ksamil

Nga A2 CNN
9 Gusht 2026, 20:32 | Kronikë

U prish mjeti në det, rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 5

Pesë turistë suedezë kanë rrezikuar të mbyteshin në det në zonën e Ksamilit, pasi mjeti lundrues tip pedalon me të cilin po lundronin pësoi probleme.

Ngjarja ka ndodhur gjatë patrullimit në hapësirën detare të Ksamilit, ku shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë konstatuar turistët duke kërkuar ndihmë.

Sipas Policisë, pedalonin ndodhej në vështirësi dhe ekzistonte rreziku që mjeti të fundosej. Shërbimet në det kanë ndërhyrë duke tërhequr mjetin dhe duke e shoqëruar drejt bregut.

Të pesë turistët janë nxjerrë në breg pa dëmtime dhe, sipas autoriteteve, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas incidentit, turistët kanë falënderuar punonjësit që morën pjesë në ndërhyrje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos