Zjarr në një banesë te ish-Këneta në Durrës, ja çfarë dyshohet

Nga A2 CNN
9 Gusht 2026, 18:45 | Kronikë

Zjarr në një banesë te ish-Këneta në Durrës, ja

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të pasdites, ndërsa pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkakun e incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos