"U vra në sallën e gjyqit", mediat e huaja njoftojnë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 19:23 | Kronikë

"U vra në sallën e gjyqit", mediat e huaja njoftojnë

Vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaj, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas prestigjiozes The Washington Post, gjyqtari Kalaja ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas referimeve të mediave lokale, Washington Post thekson se bëhet fjalë për një çështje pronësie.

Assosiated Press thekson se autori i krimit qëlloi edhe dy persona të tjerë të përfshirë në seancë dëgjimore. Plagosja e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.

Pas reformave të gjithanshme gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, dhjetëra mijëra raste janë vonuar për vite me radhë, përfshi këtu edhe çështjet e pronësisë, thekson Assosiated Press.

Edhe disa nga mediat britanike kanë njoftuar për krimin e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ndërkohë bëhet e ditur nga mediat në vend se pas krimit autori i ka dorëzuar armën rojës së sigurisë së gjykatës dhe më pas u largua te oborri i gjykatës, ku jashtë ishte edhe patrulla e policisë që ndodhej jashtë godinës.

Autori nuk ka bërë rezistencë dhe ka qëndruar në oborr deri sa policët i vendosën prangat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos