I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur djalin 29-vjeçar

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 11:24 | Kronikë

I zhdukur prej 3 javësh, babai në Librazhd denoncon të humbur

Një i moshuar nga fshati Stërblevë, i Librazhdit ka denoncuar të zhdukur djalin e tij në policinë lokale.

Bëhet me dije nga forcat e rendit se 29-vjeçari rezulton i zhdukur prej mëse tre javësh, por mbetet e paqartë arsyeja pse denoncimi nga i ati është bërë vetëm ditën e djeshme.

“Më datë 09.04.2025, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, se më datë 20.03.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi M. Gj., 29 vjeç. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos