Shtyhet seanca për "Plumbin e artë", shkak mungesa e avokatëve

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 10:48 | Kronikë

Shtyhet seanca për "Plumbin e artë", shkak mungesa e

Gjykata e Posaçme shtyn për më 15 prill seancën gjyqësore të dosjes "Plumbi i artë". Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të disa prej të pandehurve.

Në seancën e fundit të së mërkurës procesit për dosjen "Plumbi i Artë", Nuredin Dumani ka folur për lidhjet e tij me Henrik Hoxhajn, Elio Bitrin dhe Erion Alibej.

Ai ka treguar se  Dritan Lamaj e ka rrahur, ndërsa Hoxhajn e ka njohur në një ditëlindje të Festim Qolit. I pyetur nga avokati ai ka përmendur vrasjen e Fatmira Dedës dhe përfshirjen në grabitje. Dumani ka theksuar se nuk i ka treguar gjithmonë informacionet Henrik Hoxhës për shkak të pasigurisë dhe se nuk ka kryer gjithmonë porositë që ka marrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos