Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 29-vjeçarit, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Dibrës, në afërsi të spitalit "Nënë Tereza".
Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se autori i plagosjes i shpallur në kërkim ka shërbim taksi, ndërsa i plagosuri i kishte zënë vendin me makinën e tij.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, 32-vjeçarin Franci Canaj dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të para të marra në vendngjarje, dyshohet se autori është larguar me mjet tip BMË me ngjyrë jeshile. (A2 Televizion)