“Halli hallit nuk i ngjan” ka rikthyer të qeshurat në sallën e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Publiku vlonjat ka shijuar paroditë thumbuese të Afrim Agalliut dhe Agron Hamos, dy nga katër parodistët e dikurshëm të Vlorës, të njohur në të gjithë vendin.
Përveç humorit, kjo shfaqje duket se përmbushi edhe shumë aspekte të tjera, që nga rikthimi i emocioneve të aktorëve “big” të humorit vlonjat para publikut, si dhe gërshetimi i profesionalizmit mes brezave të ndryshëm të aktorëve, të cilët synojnë të mbajnë gjallë traditën vlonjate, shkruan A2 CNN.
Varietea u mirëprit dhe u duartrokit nga publiku vlonjat, i cili do të ketë mundësi që edhe në ditët në vijim të ndjekë këtë gërshetim mes brezave në zhanrin e humorit. (A2 Televizion)